Ministri Osmani falenderon ambasadorin francez në përfundim të mandatit

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka takuar sot ambasadorin francez në largim, Christian Thimonier, të cilin e ka falënderuar për urat e ndërtuara në mes të dy shteteve dhe bashkëpunimit.

Ky bashkëpunim krijoi edhe miqësi personale mes nesh, për çka jam veçanërisht i lumtur dhe krenar, ka shkruar ministri Osmani.

Ja postimi i z. Bujar Osmani:

Edhe më i fuqishmi nuk mund t’ia del vetëm. Përmes aktivitetit Tuaj diplomatik ndërtuat ura të besimit të ndërsjellë, që kontribuoi në përforcimin e miqësisë tonë të përbashkët në një periudhë jashtëzakonisht të rëndësishme për Maqedoninë e Veriut, kur po përmbushen prioritetet e politikës tonë të jashtme – anëtarësimi në NATO dhe BE. Ky bashkëpunim krijoi edhe miqësi personale mes nesh, për çka jam veçanërisht i lumtur dhe krenar.
*Nga takimi lamtumirës me Christian Thimonier, Ambasador i Republikës Franceze