Ministri Osmani takon ambasadorin holandez: Konfirmohet qasja jonë e duhur

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka takuar sot, ambasadorin e Mbretërisë së Holandës në RMV, Dirk Jan Kop dhe me këtë rast ka konfirmuar qasjen e drejtë të shtetit në procesin integrues.

Ministri Osmani ka shkruar se “Rezultatet që kemi arritur në periudhën e fundit, të cilat u valorizuan siç duhet në Samitet e fundit të BE-së dhe NATO-s, tregojnë se kjo është qasja e duhur”.

Ja postimi i Ministrit Osmani:

Holanda tashmë njihet për qasjen e saj të rreptë por të ndershme në njohjen e rezultateve, veçanërisht kur bëhet fjalë për vendet e rajonin tonë. Rezultatet që kemi arritur në periudhën e fundit, të cilat u valorizuan siç duhet në Samitet e fundit të BE-së dhe NATO-s, tregojnë se kjo është qasja e duhur.

  • Nga takimi me Ambasadorin е Mbretërisë së Holandës, Dirk Jan Kop