Ministri Shaqiri: Mbrojmë vlerat e lirisë së shprehjes, medias dhe informim të drejtë

Ministri i shoqërisë informatike dhe administratës, z. Jeton Shaqiri zhvilloi takim me drejtoreshën në Radion e Maqedonisë (RTM), Ajten Vllasaku Mehmeti ku diskutoi për Ligjin për Shërbime mediatike audio-vizuele dhe themelimin e serviseve të reja.

Nga postimi i kësaj ministrie, thuhet se pritet të themelohet servisi 24 orësh në gjuhën shqipe, servis që do të transmetojë program argëtues, për kulturë, muzikë dhe sport si dhe dokumentare të bashkësive tjera etnike.

Ja postimi i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës:

Sot, Ministri i shoqërisë informatike dhe administratës Jeton Shaqiri zhvilloi takim me drejtoreshën në Radion e Maqedonisë (RTM), Ajten Vllasaku Mehmeti.
Në këtë takim u bisedua në lidhje me mundësinë për vënien në zbatim në mënyrë sa më efikase të Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele dhe vendimin e Këshillit të Radio-televizionit të Maqedonisë për themelimin e serviseve të reja programore (kanal 24 orësh në gjuhën shqipe, servis që do të transmetojë program argëtues, për kulturë, muzikë dhe sport si dhe dokumentare të bashkësive tjera etnike).
Insitucioni jonë do të vazhdojë të mbrojë vlerat si liria e shprehjes dhe e medias, dhe të drejtën e qytetarëve për t’u informuar drejtë dhe në mënyrë të pavarur.