Ministri Shaqiri priti në takim ministren Shahpaska, bashkëpunimi mes dy dikastereve temë e bisedës

Vazhdimi i bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe Ministrisë së punës dhe politikës sociale dhe avancimit të mëtejshëm ndaj të njëjtit, ishte në fokus të takimit të sotëm ndërmjet ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës Jeon Shaqiri dhe ministres Jagoda Shaphaska.

Të dy bashkëbiseduesit diskutuan rreth temave të rëndësishme në aspekt të projekteve të cilat i ndërlidhin të dy ministritë, duke u vënë theks të veçantë ndryshimeve të parashikuara ligjore gjatë punësimit të personave me aftësi të kufizuara.

Në takim u vu në pah edhe angazhimi lidhur me vazhdimin e aktiviteteve dhe koordinimi i komunikimit, në drejtim të arritjes së qëllimeve të parashikuara.