Ministrja Hoxha takon studentët: Të rinjtë tanë nuk janë prapa kolegëve të vet në BE

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, priti sot në takim studentët e Fakultetit Filozofik, me të cilët bashkëbisedoi për të arriturat dhe sfidat e procesit integrues. Pas takimit, Ministrja në rrjetin social ka shkruar se studentët kanë përfaqësuar mendimin dhe veprimin më kuptimplotë për ecurinë e shtetbërjes dhe shtetndërtimit.

Ja postimi i Ministres Hoxha në rrjetin social:

“Takim shumë i veçantë me studentët 👩🎓👨🎓e Fakultetit Filozofik, ku theksova se ata, në historinë tonë të re, kanë përfaqësuar mendimin dhe veprimin më kuptimplotë për ecurinë e shtetbërjes dhe shtetndërtimit🇽🇰. Të rinjtë tanë, kanë dëshmuar vlera të spikatura në të gjitha fushat, në shkencë🔬, art🎭🎨, muzikë🎶, sport 🤼♀️🥅dhe fare nuk janë prapa kolegëve të tyre evropianë🇪🇺 dhe vlerave evropiane.”