Ministrja Hoxha uron 11 vjetorin e Pavarësisë, Dedikim për gjeneratat e reja

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, për nder të 11 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, në profilin e saj, ka shkruar se “kjo e arritur, i dedikohet gjeneratave të reja, vlerës më të madhe të vendit tonë, djemve dhe vajzave të shkencës, kulturës, muzikës, sportit dhe të arriturave tjera që Republikën e Kosovës e kanë ngritur shpesh kryetitull të mediave botërore”.

Ja postimi i Ministres Hoxha, në rrjetin social:

“Qytetarë të Republikës së Kosovës, shqiptarë kudo që jeni, urime, gëzuar 11 vjetori i Shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, 11 vjet, nder e krenari! Deri te kjo ditë, erdhi pas një shekulli angazhim e përkushtim, duke lidhur gjenerata të tëra, me vullnet, përkushtim e sakrificë, për liri dhe për shtet. Sot, me nderim i kujtojmë edhe miqtë ndërkombëtarë dhe kontribuuesit e shtetësisë tonë, të cilët na besojnë në rrugën tonë. Kjo e arritur, i dedikohet gjeneratave të reja, vlerës më të madhe të vendit tonë, djemve dhe vajzave të shkencës, kulturës, muzikës, sportit dhe të arriturave tjera që Republikën e Kosovës e kanë ngritur shpesh kryetitull të mediave botërore. Qytetarë, urime, gëzuar 11 vjetori i Pavarësisë së Republikës së Kosovës!