Misajllovski e filloi fushatën nga Gjorçe Petrov

Vllado Misajllovski, nënkryetar i VMRO-DPMNE-së dhe bartës i listës së kandidatëve për deputetë në Njësinë Zgjedhore 2 tha se do të shkojë krenar te qytetarët dhe do të prezantojë projekte dhe ajo që u nevojitet qytetarëve.

Misajllovski tha se sikur në zgjedhjet e fundit lokale, ashtu edhe tani para fushatës për këto zgjedhje, atij dhe familjes së tij i ndodhën shumë gjëra të këqia,  djegia e pronës, shtëpisë, tani djegia e dyqanit, por ai do të vazhdojë  me fushatë  pozitive.

Bartësi i listës së deputetëve në NJZ 2 theksoi se theks  do të vendoset  në luftën kundër korrupsionit.

Misajllovski potencoi se gjendemi në periudhë të epidemisë  korona dhe se duhet të kemi kujdes.

“Ekipi im ka bërë protokoll dhe do të jemi shumë të kujdesshëm. Apeloj  te të gjithë t’i respektojën masat. Nuk shkojmë nga dera në derë por do të jemi  në oborret e tyre, para ndërtesave. Në këto 20 ditë fushatë do të dëshmojmë pse VMRO-DPMNE  është parti e organizuar, si duhet Maqedonia dhe se qytetarët meritojnë  shumë projekte  të cilat u’a ofron partia”, tha Misajllovski.