Mjeku Fadil Cana me apel të ri: Informoni mjekët nëse keni qenë jashtë shtetit

Maqedonia e Veriut është zgjuar me lajme të mira mëngjesin e kësaj të hëne.

Një paciente është shëruar plotësisht nga virusi korona ndërsa njoftohet se nuk ka numër të madh të pacientëve që po testohen për koronavirus.

Specialisti në Klinikën universitare të sëmundjeve infektive në Shkup, Fadil Cana ka apeluar të gjithë qytetarët të kenë kujdes në parandalimin e përhapjes së koronavirusit duke informuar personelin mjekësor nëse vijnë nga ndonjë shtet tjetër i cili gjithashtu është i prekur me koronavirus.

Postimi i plotë:

Ju lutemi të gjithë qytetarëve që paraqiten në spitale dhe familjarëve të tyre:

•Njoftoni personelin shëndetësor nëse keni udhëtuar jashtë vendit.
•Njoftoni personelin shëndetësor nëse keni një familjar ose të afërt që ka udhëtuar jashtë vendit.
•Njoftoni nëse keni patur kontakt me persona që kanë udhëtuar apo kanë shenja të sëmundjes.
•MOS vizitoni të afërmit në spitale sepse shkaktoni rrezik edhe për personelin shëndetësor.
•Ju lutem bashkëpunoni me mjekët dhe me autoritetet!
•SOT ËSHTË DETYRIM që ne të mbrojmë personelin shëndetësor duke treguar ndërgjegje të lartë në raport me të vërtetën, atë që secili prej nesh duhet të bëjë.
•Shmangni vajtjet direkte në spitale.
•Ju lutemi, qëndroni në shtëpi!