Mjeku Grazhdani sqaron se si do të zhduket pandemia Koronavirus

Leter e hapur per publikun dhe politiken, e shkruar nga nje mjek shqiptar i Tiranes, Dr. Hektor Grazhdani, qe jeton me Rome, Itali. Eshte shkruar te djele 8 mars. 

Ketu ne fund disa video youtube te ekperteve kryesore te botes, qe Ju sugjeroj te shikoni per te pasur nje vizion me te sakte te situates Covid 19.

Te luftojme dhe te fitojme mbi novel coronavirus.

 Shpejt do ta kuptojme te gjithe qe jemi ne lufte me pandemine. Nje lufte e ashper dhe e gjate. Teper e ashper dhe e rende. Organizata Boterore e Shendetesise WHO ka kohe qe thote qe cdo vend duhet ta konsideroje prioritet nr 1 masat dhe pergatitjen per epidemine Covid 19. Jemi mbrapa me pergatitjen ashtu si shume vende te tjera fatkeqesisht. Ashtu si Italia. Kete do ta paguajme. 
Shpetim do te jete vetem dalja e vaksines, per kete virus te ri per te cilin mungon teresisht imuniteti ne popullsi (per gripin ka nje imunitet baze ne popullsi qe kalon nga viti ne vit). Per vaksinen do te duhet 1-1,5 vjet si minimum. Plus kohen qe do ti duhet vaksines per te krijuar mbrojtje, imunizim ne popullate. Vaksina do te jete e suksesshme; kini besim!
Nderkohe do te jete lufte ne te gjithe boten. Kjo eshte nje pandemi e jashtezakonshme. Gje shume e rralle! Virus i ri, shume virulent (mortaliteti i saj konsiderohet me te vertete i larte) dhe me shume ngjites, infektues sesa gripi stinor. Do te jete e krahasueshme vetem me pandemine e Spanish Influenza te janar 1918 – dhjetor 1920, e cila pati me miliona te vdekur, (nuk po them shifer, evitojme panikun sic po thuhet – por te shohim drejt ne sy te verteten).
Do te duhet te shtrengojme dhembet, te shtrengojme grushtat dhe te luftojme po aq ashper sa do te na godase virusi. Do te kemi numra shume te medhenj te semuresh, dhe madje ne rritje. Nuk do ti perballoje dot Shendetesia Publike. Kush i nderton dot shpejt 16 spitale provizore sic beri Kina ne Hubei? Do te kemi shume vdekje. Do te jete e paevitueshme vuajtja, dhimbja dhe lotet. Per te gjithe. Me deme shume te medha per ekonomine. Vleresimi im – bota do te shkoje ne recesion.
Do te marrim goditje te forta e ne perkeqesim te vazhdueshem. Por do te qendrojme, do te rezistojme ne kembe! Te pagjunjezuar. Do te luftojem dhe do te fitojme! Dakort? Per kete te pergatitemi heret sic thote WHO, ti dedikojme shume pune, (pa ja deleguar te tjereve), te mesojme e te informohemi me detaje (te gjithe, secili i informuar dhe i pergjegjshem), te marim masa energjike dhe me shpenzime te medha. Kjo te jete prioritet nr 1 cdo dite. Ka shume per te mesuar edhe nga gabimet qe ka bere Italia. Ka per te mesuar nga masat parandaluese restriktive te Australise, Izraelit dhe USA – te lavderuara nga ekspertet.
Te verteten ta themi pa frike. Te informojme, te ndergjegjesojme e te mobilizojme popullsine, te mesoje te marre masa parandaluese te hershme. Jemi ne lufte! Te bejme thirrje per patriotizem, secili te beje kujdesin e skajshem, edhe me sakrifica, qe te mos infektohet, per te shpetuar Shqiperine. Ta themi hapur. Do te fitojme!

Lutje e vecante: Te ruajme asetet drejtuese te vendit. Nicola Zingartti leader i PD te Italise i semure. Ne Iran shume te semure nga drejtuesit e rendesishem, madje edhe te vdekur. Deputete franceze te infektuar. Ruajuni ju lutem! Me shume kujdes. Asnje person ne poste drejtuese te mos i lejoje vetes lluksin te infektohet dhe te semuret. Per te luftuar na duhet te jete i shendetshem qe te punoje fort cdo dite. Merrni masa drastike per te mbrojtur shendetin tuaj dhe te familjareve! Nese doni ju dergoj une nje pershkrim te masave efikase dhe pa egzagjerime. Me mbrojtjen personale, te jeni shembull per te gjithe shqiptaret. Ju lutem kini parasysh qe une besoj me siguri tashme Covid 19 eshte ne Shqiperi, po qarkullon. Do te identifikohen vatrat kur te kete te vdekur. Prandaj ruajuni qe tani! Ka rendesi edhe: 8 ore gjume nate jane te nevojshme per te patur sistem imun te mire. Cfare do te ishte per besimtaret katolike sikur Papa te semurej me Covid 19? Demoralizuese! Na duhet te mobilizojme njerezit, te mbajne moralin dhe shpirtin luftarak! Per kete na duhen drejtues te shendetshem qe punojne.

Te gjithe te bashkuar do te punojme fort duke bere perkujdesjet, do te luftojme pa pushim virusin. Mjeket dhe infermieret, punonjesit e shendetit publik, do te jene ne front ne vijen e pare te zjarrit. Cdo ndihme e mbeshtetje per ata! Politika nga mengjesi deri ne darke, e bashkuar, pa zenka e polemika, ne pune, ne lufte!
Do te fitojme!

Dr. Hektor Grazhdani, mjek ne Rome.

Mund te shikoni keto me poshte. Tani luftohet me dije! Te jemi te informuar nga burimet e besueshme, jo nga tymi e ngaterresat e social media. 

11 minuta. Eksperti Dr. Bruce Aylward, shefi i ekipit te WHO qe qendroi ne Wuhan per dy jave ne fund te shkurtit.
Coronavirus outbreak: Canadian WHO doctor returns from China with critical COVID-19 lessons
https://www.youtube.com/watch?v=XUI6DIswmFk

13 minuta i njejti ekspert Dr. Bruce Aylward
Coronavirus: W.H.O expert explains mortality rate & threat to kids, after trip to Wuhan
https://www.youtube.com/watch?v=Q2_FkyY3BOM

45 minuta ABC News – tv publik i Australise. Tregon nga e pare si u zhvillua epidemia dhe si u vu nen kontroll nga Kina, bashke me vleresimet e eksperteve australiane.
Coronavirus: How the deadly epidemic sparked a global emergency | Four Corners
https://www.youtube.com/watch?v=ycrqXJYf1SU

19 minuta. Nje ekspert ne UK. Mund ta kosideroni shume te besueshem vleresimin qe jep ai te situates. Serioz. Une e di qe jane te verteta te gjitha ato qe thote.
Coronavirus expert: ‘War is an appropriate analogy’
https://www.youtube.com/watch?v=dcJDpV-igjs

Dr. Anthony Fauci – Ky eshte tip! Te afashinon! Te gjitha videot qe mund te gjeni ne youtube te eksperiti te Task Force Coronavirus te USA, Dr. Anthony Fauci. Thote te verteten per gjendjen, por edhe te ngre moralin, menyra se si flet dhe aftesia diplomatike, madje edhe alegri, qe perdor ai me President Trump dhe me Kongresin Amerikan (ben per te qeshur komitetin e shendetesise te Kongresit).

https://youtu.be/XUI6DIswmFk