Mjeku nga Tetova me apel deri te popullata

Mjeku Liridon Disha në grupin e krijuar në facebook Karantin ka postuar një qëndrim sa i përket koronavirusit në Tetovë dhe rrethinë.

Ja çka shkruan Disha:

Të dashur Anëtarë të këtij grupi,
Këto ditë janë vendimtare për Tetovën me rrethinë. Nuk është e mundur Tetova të mos regjistrojë asnjë rast me me Co rona Vir us, edhe pse une lutem të jetë ashtu. Kjo me çon të dyshoj se in feksioni veç se është shpërndarë dhe njerëzit e in fektuar janë në fazë të inkubimit koha prej kontaktit të parë, deri te paraqitja e simptomave të para.
Ju lus që këto 3 ditë të rrini të izoluar sepse kjo është periudha më e rrezikshme. Njerëzit binden se virus nuk ka pasi që mungojnë rastet dhe simptomat dhe ata fillojnë e dalin duke e nënvlerësuar situatën.Faktori i dytë është faktori sistem shëndetësor.
Ka dy ditë që kam pranuar 5 thirrje me simptomatologji TEMPERATURË, KOLLË TË THATË dhe pas udhëzimeve të mija që t’i drejtohen klinikës in fektive, pacientët më kanë raportuar se atje nuk kanë gjetë mirëkuptimin e mjekëve kujdestarë me arsyetimin se NUK KE ASGJE SHKO NË SHTËPI!
Ju lus të jeni vigjilentë e t’u përmbaheni rregullave sepse nëse ju in fektoheni dhe keni fatin të kaloni me simptoma minore, dikush tjetër mund të përfundojë në respirator ose edhe më keq në fatalitet!
Kontaktoni mjekët tuaj familjarë për çdo lloj simptome përmes telefonit. Mos shkoni nëpër ambulanca pa nevojë. Ambulancat e mjekëve familjarë mund të jenë burim in feksioni. Për fat të keq, rallë dezinfektohen për shkak të fluksit të madh të pacientëve!
Rrini në shtëpitë tuaja të paktën edhe për 1 javë. Të jeni të bindur se javën tjetër do të frikësoheni të dilni nga pragu i derës dhe do jeni të lumtur se keni vepruar konform rregullave!
Shpresoj ta kem gabim dhe të gjitha këto parashikime të mijat të dalin të pavërteta!