Moderatorja kosovare Kaltrina Mikushnica, ftyen kolegen Adelina Hasani për peshën trupore (FOTO)

Tregu medial kosovar është i mbushur me femra. Konkurrenca për të dalë në ekran, për të qenë në vëmendjen e njerëzve, shpesh prodhon edhe inate ndër personale.

Kështu duket të ketë ndodhur edhe mes dy prezantueseve të njohura, Adelina Hasani dhe Kaltrina Mikushnica, që të dyja të angazhuara prej vitesh në botën e televizionit si prezantuese, shkruan “Kosovarja”.

Adelina, që aktulisht është nikoqire e emisionit të mëngjesit në “T7”, pretendon se kolegia e saj, ish prezantuesja e emisionit të mëngjesit në të njejtin medium, ia ka lëshuar një “kungj” në “Facebook”.Hasani, në “1 kafe prej shpisë”, ka treguar se si Kaltrina Mikushnica, përmes një mbishkrimi në llogarinë e saj në “Facebook”, e kishte cilësuar Adelinen si “të trash”.

Kjo ka ndodhur pasi televizioni ka vendosur që ta ri-formatoj programin e mëngjesit, duke e zëvendësuar Kaltrinen me Adelinen dhe kolegët e saj të ardhur në “T7” nga “Kohavision”.Nëse Kaltrina e kishte vërtet me Adelinen, a i bije që mbishkrimi i saj të ketë pasur përmbajtje të fortë bulliste?

Pas deklaratave publike të bukuroshes, nuk ka pasur një reagim nga Kaltrina Mikushnica, e cila së shpejti nisë një program në televizionin publik.

Ky është postimi i Kaltrines, bërë në ditën kur Adelina nisi me programin “Gjesi” në “T7”.