Modestia dhe motivacioni është cilësia primare e Prof.dr.Qani ef.Nesimi

Myftiu i cili na bën krenarë me nivelin e tij akademik dhe atë misionar si Hoxhë ku kryelartësinë dhe lodhjen jo që nuk i gjen por s’të shkon mendja t’i mendosh kur bisedon me të. Modestia dhe motivacioni është cilësia primare e Prof.dr.Qani ef.Nesimi.
Në intervisten e bërë te emisioni Karriera ne TV Koha thotë “…çdo moment i jetës është një sfidë e madhe dhe kjo është goxha një sfidë dhe kur më kanë pyetur kolegët në Universiteti(profesorët e UT) se pse vendos të kalosh në Myftini (të Tetovës) ku çdo kush dëshiron të kalon në universitet (të jetë profesor) ndërsa ju dëshironi të kaloni nga Universiteti në Myftini?(myftiu ju përgjigj ) Unë e kam elaburuar se në çdo vend ne i shërbejmë shoqërisë dhe Universiteti i shërben shoqërisë në një segment tjetër ndoshta me një gjeneratë më të kufizuar, ndërsa këtu (në myftini) ne i shërbejmë shoqërisë në të gjitha dimensionet për arsye se feja hyn në çdo shtëpi dhe në çdo ide që dëshirojnë njerëzit të veprojnë e feja është aty prezente prandaj nuk e kam menduar se zbres e kam menduar se lëvizi një lëvizje paralele për t’i shërbyer kësaj shoqërie dhe vërtet është një sfidë e fortë dhe të qenurit sfidë kjo detyrë nuk pushon,çdo ditë është sfidë në vete, është e vërtetë që kur jemi futur kemi pasur plane projekte tona, disa prej projekteve janë të realizuara, disa janë në realizim, disa të tjera të cilat janë me afat më të gjatë janë projekte të cilat tentojmë të realizohen për arsye se nuk janë projekte që bëhen me afat kohor sikur që është “vetëdijësimi i njerëzve me një vetëdije më të lartë fetare dhe religjioze”.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=590828658011102&set=a.102435486850424&type=3&theater