Molliqaj: Kurti tentonte të na përzihej se me kë rrimë e martohemi

Kryetari i PSD’së, Dardan Molliqaj ka thënë se kreu i VV’së, Albin Kurti ka pasur gjithmonë njëfar tendence që të kontrollojë jetën e secilit anëtar të Vetëvendosjes.

Sipas Molliqajt, Kurti u përzihej atyre edhe me kë po rrinë e me kë po martohen.

‘’Qasja e tij ishte ndaj neve ishte si babai ndaj fëmijës. Me kë po rrin, ku po shoqëroni, me kë po martoheni dhe lidheni’’, ka thënë ish-sekretari i Vetëvendosjes.

‘’Ishte e papranuehsme për mua si botëkuptim. Por nuk mund politika të ma imponojë mua mënyrën e jetesës, apo dikujt tjetër”.