“Monstra”, Ahmeti: Që nga fillimi kemi kërkuar monitorim ndërkombëtarë

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti pas dëshmive që dha në Gjykatë për rastin “Monstra”, tha se është shumë e rëndësishme që rasti është kthyer në rigjykim. Ahmeti pohoi se nuk duhet që njerëzit e pafajshëm të dënohen për veprën që nuk e kanë bërë, ndërsa theksoi se që nga fillimin, subjekti politik që përfaqëson ai ka kërkuar hetim ndërkombëtar.

“Kemi kërkuar që ky proces të rigjikohet sepse Gjykata dhe Prokuroritë kanë qenë shumë të brishta, i tërë opinioni ishte në gjendje të pasqaruar si nga ato që kishin humbur njerëzit ashtu edhe nga ata që u dënuan. Ne kemi kërkuar që ky gjyq të përsëritet me prova me monitorim ndërkombëtarë kërkuam nga Brukseli e nga Washingtoni . Ata dhanë përgjigje se i besojnë monitorimit të OSBE-së”, pohoi me stjerash Ahmeti