Mos kishte qenë Alia, Muki dhe Zaevi do të mbillnin sallata

Koment : Tetova sot
Miu ngjitur mbi shpatullat e një elefanti gjigand , tha se dridhej ura tek po kalonin sipër saj .
Kjo i ngjan rrëfimit që edhe sot në politikë shumë kush e ka të paqartë se kush cilin e solli në pushtet.Përgjigja është e thjeshtë që në gjithë kombinatorikat e zgjedhjeve të fundit Parlamentare , LSDM me 49 deputetë , pa BDI-në do rrinte edhe gjatë në opozitë dhe madje do bëhej shumë më shumë e dobët në zgjedhjet që do pasonin ndërsa as Presidentin nuk do ta fitonte dot partia e Zaevit.Prej atij momenti LSDM filloi rimëkëmbjen , por edhe shënjestrën ndaj një partie që e solli atë ku ndodhet tani.
Por megafonët shqiptarë të këtij subjekti përfshirë më të ” zëshmin” Mukin që problemin nuk e sheh kurrë te maqedonët pra LSDM kur duan ta nisin grindjen me një parti shqiptare, shfaqet Muki me ” super mendimet e parashikimet” duke folur si forcë e madhe maqedone se me kë do bëj koalicion ose jo duke përjashtuar partinë më të madhe shqiptare.BDI që ta dijë MUKI as e ka ndërmend të bëjë koalicion me ndonjë parti maqedone sepse BDI ka koalicion me shqiptarët .Por që pa BDI-në Muki dhe Zaevi do të bëheshin si ajo fraza tashmë e njohur ” Do mbillnin sallata”.

Muki e harron vetëm një fakt dhe është po aq mosmirënjohës në këtë pushtet që ka , e gjitha nën vulën e BDI-së.Kjo e fundit Muki harron se kishte mjaftueshëm deputetë që po të rreshtoheshin kah VMRO-ja , sot ” dinastia” e LSDM-së , nuk do ishte dhe Zaev e Muki do përshëndeteshin si politikanë .
BDI u rreshtua me LSDM-në dhe në cfarëdo interpretimi ishte ajo që e rrëzoi Gruevskin dhe jo Zaevi .
Gruevski në dritare priste një përgjigje që nuk e morri kurrë nga BDI dhe aty nisi rrënimi politik i njeriut që tashmë ndodhet në azil në Hungari.

Muki dhe partia e tij nuk i kanë bërë llogaritë mirë dhe harrojnë se pas 12 Prillit do shkojnë sërish të vërtiten tek selia blu në Recicë për ta lutur të vazhdojë jeta e tyre politike dhe qeverisja e tyre por më parë ata duhet ta kalojnë një mur të madh .Duhet pra më parë ta mundin VMRO-në para se ti bëjnë matematikat me të tjerët.E vogël do mbetet LSDM pa shqiptarët.