MPB mbrëmë i ka paralajmëruar shkelësit e orës policore, prej sonte gjoba

Ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev , mbrëmë i ka vizituar punktet policore në territorin e Qytetit të Shkupit nëpërmjet të cilave është kontrolluar zbatimi i vendimit të Qeverisë me qëllim që të kufizohet lëvizja e qytetarëve në periudhën prej 21 deri në orën 06, njofton Portalb.mk.

Çulevi apeloi deri te të gjithë qytetarët që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, për shëndetin e tyre dhe porositi se me mbështetje të përbashkët, mundemi të kontribuojmë në luftën kundër virusit korona, i cili është kërcënim për shëndetin dhe jetën e të gjithëve.

“Gjendja në terren është e qetë dhe pjesa më e madhe e qytetarëve e respektojnë vendimin e Qeverisë. Ministria i Punëve të Brendshme sonte do të veprojë në mënyrë preventive, gjegjësisht do t’i paralajmërojë qytetarët të cilët do ta shkelin orën policore, prej nesër zyrtarët policorë do të ndërmarrin masa për sanksionimin e qytetarëve nëse i shkelin rregullat”, tha mbrëmë Çulev.