MPB: Në fatëkeqësinë në Serbi 26 persona të lënduar, më tepër nga …

Në fatëkeqësinë që i ndodhi autobusit mëngjesin e sotëm në magjistralen Bllacë-Bellolin, janë lënduar 26 udhëtarë. 18 prej tyre janë nën kujdes në spitalin e Bllacë, a 8 prej tyre në Prokuplje, mësoi Alsat nga burrime të MPB-së. Sic njoftohet nga atje vetëm një udhëtarë është me lëndime më të rënda dhe është i shtrirë në spitalin e Prokuljes.

Përmes burrimeve jozyrtare nga Spitali i Bllacës, Sërbi udhëtarët ishin shumica nga Radovishi.

Nga MPB thonë se Ambasada e Maqedonisë në Beograd vazhdimisht janë në kontakt me organet kompetente.

Në vendin e ngjarjes vazhdojnë kontrollimet dhe deri më tani nuk kanë lëshuar më tepër informacione në lidhje me shkakun e incidentit.

Sic informuam më herët autobusi është rrokullisur në pjesën ku nuk është e asfaltuar dhe po kryhen punime në rrugë.