MPJ-ja gjermane: I dëshirojmë mirëseardhje një partnerit të ri të NATO-s

Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë sot uroi nënshkrimin e Protokollit Qasës të Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në Aleancën Veriatlantike, duke i shprehur mirëseardhje partnerit të ri të NATO-s.

“Republika e ardhshme e Maqedonisë së Veriut është në rrugë që të bëhet aleate e NATO-s. Protokolli Qasës është nënshkruar, tani presim ratifikim nga secili vend anëtar. Falë Marrëveshjes për emrin mes Shkupit dhe Athinës ne presim që t’i dëshirojmë mirëseardhje një partnerit të ri të NATO-s”, thuhet në profilin MPJ-s gjermane në Twitter.