Mrekullia e Ajaks-it vazhdon, eliminohet Juve

Ajaksi ka fituar 2-1 në Torino dhe ka eliminuar Juventusin nga Liga e Kampionëve me rezultatin e përgjithshëm 3-2. Si edhe në 1/8 e finales ndaj Real Madridit, holandezët kanë përmbysur parashikimet dhe janë kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionëve, Skudra nga Torino kaloi në avantazh me Ronaldon në minutën e 28-të, duke regjsitruar golin e 65 në historinë e kompeticionit. Festa e vendasve ka zgjatur shumë pak, me miqtë që kanë barazuar në minutën e 34-t me Van de Beek, i cili është mbajtur në lojë nga De Shilio, i zgjedhur titullar nga Allegri në vend të Kanselo.

Në pjesën e dytë, e cila ka nisur me një lajm të keq për bardhezinjtë, që kanë humbur Dibalan për shkak dëmtimi, ka ardhur goli i dytë i Ajaksit, i realizuar nga De Ligt (67′), i cili është bërë holandezi më i ri që shënon gol në një ndeshje të fazës me eliminim direkt të Ligës së Kampionëve, me 19 vjetë e 246 ditë. Zijeç ka realizuar edhe golin e tretë për miqtë, por që është anuluar për një pozicion jashtë loje. Shpresat e Juventus janë shuar në minutën e 91-të, kur protestat për një penallti janë hedhur poshtë nga sistemi VAR.