Muça: Për qytet më të bukur, për Shkupin

Drejtori i NP ‘Parqe dhe gjelbërime’ Ardijan Muça përmes fotografive ka sjell pamjet e bukura të Shkupit.

Për shkak të situatës së krijuar me Covid19 dhe kufizimit të lëvizjes së qytetarëve, drejtori Muça vendosi që përmes fotografive të sjell pamjet e bukura nga gjelbërimi dhe fidanët dekorativ anembanë Shkupit të realizuara nga Ndërmarrja të cilën ai drejton.

“Mirdita miq 🤗
A e keni vërejtur gjelbërimin dhe fidanët dekorativ tek Q.T. Mavrovka?
E bëmë për të gjithë, për qytet më të bukur, për Shk☘️pin, për ty ❤️”, ka shkruar Drejtori i NP ‘Parqe dhe gjelbërime’ Ardijan Muça në facebook.