Muki rrehaton vajzën e axhës në Agjencinë për përkrahje të bujqësisë dhe zhvillimit rural (Dokument)

Deputeti dhe nënkryetari i LSDM-së Muhamed Zekiri – Muki ka rrahatuar vajzën e axhës së tij Shahdije Zekiri në pozitën e bashkëpunëtorit të ri në Agjencinë për përkrahje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural.

Data e publikimit të vendimit është më 19 dhjetor të vitit të kaluar, ndërkohë që është nënshkruar nga drejtori Nikolce Babovski.

Interesante është fakti se pikërisht Muki kohëve të fundit po mundohet që të ‘luftojë’ nepotizmin nëpër institucione ndërkohë që ka rrehatuar familjarët e tij në shumë pozita të ndryshme në institucione të ndryshme shtetërore, e rasti i vajzës së axhës ndoshta nuk do jetë i fundit për të.