Musliu: Artan Grubi, sot është 28 nëntori dita e flamurit dhe UÇK-së, jo dita e drurit !

Përderisa në gjithë shtetet shqiptare, me ceremonia madhore po shënohet, festohet dita e flamurit, zëvendëskryeministri i parë shqiptar, Artan Grubi, gjatë kësaj dite, ka zgjedh të mbjellë dru, duke shënuar ditën e flamurit, 28 nëntori.

Ja çfarë për ditën e 28 nëntorin, festën e Ditës së flamurit, ka bërë Zëvendëskryeministri i parë Shqiptar, Artan Grubi.

“Një falënderim i veçantë për dy miqtë e mi, Ardianin drejtorin e ndërmarrjes publike Parqe dhe Gjelbërime në qytetin e Shkupit dhe Visarin, kryetar i komunës së Çairit që bashkë po e bëjnë komunën tonë më të gjelbër se kurdoherë. Kjo është mënyra më e mirë për të shënuar Ditën e Flamurit, përmes punës, përmes mbjelljes së këtij vargu të drunjëve gjethembajtës në Çair.

Apeloj edhe deri tek kryetarët e tjerë të komunave që në mënyrë të tillë aktive të shënojnë këtë festë të madhe kombëtare dhe e njëjta të kthehet në një traditë për të gjithë ne.”, ka shkruar Grubi në fejsbuk profilin e tij.

Pas këtij aktiviteti, filluan menjëherë reagimet, kritikat ndaj Grubit, duke e rikujtuar se sot nuk është dita e drurit, por dita e flamurit kombëtar, 28 nëntori.

“Grubi, sot më 28 nëntor, në festën e ditës së flamurit kombëtar, nuk kontribuohet për rritjen e gjelbërimit në Çairin e Shkupit. Çairi në Shkupit në mënyrë permanente punon në ngritjen e sipërfaqeve të gjelbra, dhe atë në ditët e pranverës, si dhe në vjeshtë por rikujtoj Grubin se dita e drurit është me 30 nëntor, dhe jo me 28-Nëntor !…VAJ halli me këta funksionar tanë..”, ka shkruar, afaristi Bexhet Musliu në fejsbuk profilin e tij.