Myftinia e Dibrës rekomandon që besimtarët lutjet t’i bëjnë nga shtëpia

Për shkak të seriozitetit nga përhapja e koronavirusit të rrezikshëm, prej të cilit në rajonin e Dibrës janë infektuar shtatë persona. Myftinia e Dibrës, përmes kumtesës i lut besimtarët që lutjet t’i bëjnë në shtëpitë e tyre.

Edhe pse është e drejta e çdo besimtari të vendos nëse do të shkojë në lutje në xhami apo të njëjtën ta bëjë nga shtëpia, luten, që megjithatë atë ta bëjnë nga shtëpia, me qëllim që të mbrojnë veten dhe të tjerët.

“Në konsultim me Rijasetin e Bashkësisë Fetare Islame kërkohet që të gjithë besimtarët, posaçërisht më të moshuarit dhe ata të sëmurët kronikë, gjatë dy javëve të ardhshme, që pesë vaktet e lutjes t’i bëjnë në shtëpi. E njëjta ka të bëjë edhe për lutjen e së premtes (xhumasë) kur në xhamitë tubohen numër i madh besimtarësh. Anulohen edhe të gjitha ligjerimet”, qëndron në kumtesë.

Myftinia e Dibrës i përfshin komunat Qendra e Zhupës dhe Mavrovën dhe Rostushën, respektivisht rajonin e Rekës.

Përndryshe, nga gjithsej nëntë rasteve të konfirmuara të të infektuarve me Kovid-19, shtatë janë nga rajoni i Dibrës, dy prej tyre janë nga Qendra e Zhupës dhe pesë persona nga Dibra. Shumë më i madh është i numri i atyre të cilët janë në izolim shtëpiak, mes tyre edhe punëtorë shëndetësorë.