NATO: Pranimi i Maqedonisë së Veriut tregon se multilaterizmi duhet forcuar

Maqedonia e Veriut mori pjesë në takimin e saj të parë ministror si anëtare e plotfuqishme e Aleancës së NATO-s, takim ministror që u mbajt përmes video-lidhjes së sigurt mes tridhjetë ministrave të jashtëm të NATO-s dhe sekretarit të përgjithshëm, Jens Stoltenberg, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Stoltenbergu sërish përshëndeti anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut, edhe atë në kohë të krizës dhe theksoi se kjo paraqet sinjal të rëndësishëm edhe për rajonin edhe për Aleancën.

Kjo tregon se në kohëra të pasigurta duhet t’i forcojmë institucionet multilaterale, sfidat globale kërkojnë përgjigje globale, dhe kriza me Kovid-19 këtë e ka treguar qartë, deklaroi shefi i Aleancës.

Temë kryesore e bisedimeve siç pritej ishte kriza shëndetësore me korona virusin në mbarë botën, për të cilën mobilizohen edhe kapacitetet ushtarake të vendeve anëtare të NATO-s, për koordinimin e përpjekjeve, transport të pacientëve, dhe sigurim të pajisjes mjekësore për ndihmë të parë.

Personeli ushtarak u ndihmon aleatëve me transport mjekësor, evakuim, transport të pacientëve, sqaroi Stoltenbergu.

Përpjekjet koordinohen përmes Qendrës koordinuese të Aleancës, ndërsa më shumë vende tashmë në vepër e kanë treguar në vepër bashkëpunimin, përmes mobilizimit të kapaciteteve ajrore për transport, mes tjerash.

Komandanti suprem i NATO-s, gjenerali Vollters, ka për detyrë të ndjekë situatën dhe të identifikojë nevojat në vendet, të sigurojë se pajisje mjekësore dërgohen dhe të ndihmojë në bashkimin e vendeve që kanë nevoja të caktuara me ato vende që i kanë në dispozicion.

Është e qartë se jo të gjitha vendet që janë prekur gjenden në fazën e njëjtë të krizës, e as që kanë nevoja të njëjta, e as pikun e pandemisë do ta presin në të njëjtën kohë, për shkak se është shumë e rëndësishme që të koordinohen vazhdimisht përpjekjet për të lehtësuar transportin e pacientëve dhe dërgesën e materialeve.

Nga mesi i prillit do të mbahet takim i ri ministror, këtë herë i ministrave të mbrojtjes të NATO-s për të rishikuar mbështetjen nëse kjo është e nevojshme dhe për të filluar me vlerësimin e implikimeve afatgjate të kësaj krize globale shëndetësore, porositi sekretari i përgjithshëm.

Aleatët e NATO-s kanë biseduar edhe për sfidat tjera të sigurisë me të cilat përballen si Rusia, Afganistani, Iraku dhe lufta kundër terrorizmit.

Shefi i Aleancës pohon se NATO vazhdon të punojë me kapacitet të plotë në të gjitha fushat përkundër krizës.