Ndahet nga jeta atdhetari Mikel Kuzhnini, Lazim Destani telegram ngushëllimi familjes dhe Lidhjes Shqiptare në Botë

Pas njё sёmundjeje tё rёndё dhe tё gjatë, nё moshën 77-vjeçare vdiq nё Zagreb, Mikel Kuzhnini, Kryetar Nderi i Lidhjes Shqiptare në Botë. Ai u lind në Prizren më 22.05.1942. Rrjedh nga një familje e ndershme, bujare dhe atdhetare shqiptare.

Mikeli është rritur dhe edukuar me një frymë të shëndoshë patriotike dhe liridashëse, që nga ditët e rinisë së hershme. Ishin këto vlera të cilat u mishëruan në personalitetin e tij, e të cilat i kultivoi gjatë gjithë jetës.

Mikel Kuzhnini, atdhetar i madh, do të mbahet mend për kontributin e shquar për bashkimin e shqiptarëve, për sensibilizimin dhe promovimin e vlerave kombëtare.

Mikel Kuzhnini, atdhetar i madh, do të mbahet mend për kontributin e shquar për bashkimin e shqiptarëve, për sensibilizimin dhe promovimin e vlerave kombëtare.

Një telegram dhe mesazh ngushëllimi i ka dërguar familjes së Kuzhninit, filantropi dhe akrivisti i njohur i çeshtjes shqiptare në botë, Z.Lazim Destani.

“Me dhembje të thellë e mora lajmin mbi vdekjen e atdhetarit Mikel Kuzhnini. Në këto ditë të vështira për familjen Kuzhnini, Ju lutem pranoni ngushëllimet e mia të sinqerta për ndarjen nga jeta të njërit nga njerëzit tuaj më të dashur. Këto nuk janë ditë të vështira vetëm për familjen tuaj por edhe për miqtë e shumtë bashkëveprimtarë të Mikelit nga Lidhja Shqiptare në Botë, si dhe për gjithë popullin shqiptar. Mikeli, i edukuar në një familje të shquar patriotike, gjatë gjithë jetës kurrë nuk iu nda aktivitetit për çështjen kombëtare. Kujtimi për të do të mbetet përgjithmonë në mendjen dhe zemrat tona si veprimtar i devotshëm, njeri i urtë dhe udhërrëfyes shembullor se si duhet ta duam e të punojmë për atdheun.

Në paqe u prehtë shpirti i tij”, shkruan Destani në rrjetin e tij Facebook.

Lazim Destani është një ndër veprimtarët dhe aktivistët më të njohur te çeshtjeve shqiptare. Ai është dhe Kryetar i Bordit Mbikqyrës dhe Këshillimor i ECOLOG Internacional, kompani ndërkombëtare që drejtohet nga familja Destani, ai dhe anetar i Keshillit te Diaspores Shqiptare, i zgjedhur me vendim te Keshillit te Ministrave të Republikës së Shqipërisë.