N’dashni me ty kam ra, super hiti i ri nga Besnik Cikaj

Tregu i muzikës sonë çdo ditë e më shumë po pasurohet me emra të rinj që futen në këtë treg të ngjeshur. Një artist i ri po që premton shumë në industrinë e muzikës është Besnik Cikaj. Besnik Cikaj sapo ka publikuar projektin e ti më të ri me titull “N’dashni me ty kam ra ” këngë kjo që vjen e vizualizuar me videoklip. Ky projekt është punuar në mënyr shumë profesjonale dhe Besniku e sjell të interpretuar në mënyrë të veçantë, këngë e cila pritet të rezultojë e suksesshme. Shumë prej artistëve tanë edhe pse emra të rinj janë pritur mirë nga publiku, Besniku është një emër që premton të ngritet shpejt në skenë.