Ndërkombëtarët ia urojnë fitoren Pendarovskit

Në zgjedhjet presidenciale të mbajtura në dy raunde në Republikën e Maqedonisë së Veriut ku fitues u shpall Stevo Pendarovski nuk munguan as urimet e ndërkombëtarëve ndaj kandidatit të cilin e përzgjodhën banorët.

Komisioneri Evropian për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit Johanes Hahn
Hani ia uroi fitoren Pendarovskit

Komisari evropian për zgjerim Johanes Han ia uroi fitoren presidenti të sapo zgjedhur të Republikës së Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovskit.

“Urime deri te Stevo Pemdarovski për zgjedhjen e tij për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut me padurim pres bashkëpunim të vazhdueshëm për agjendën e BE-së në kontekst të konkluzioneve të vitit kaluar të Këshillit të cilat e hapën rrugën drejt fillimit të negociatave për anëtarësim në qershor” ka shkruar Hani.

Hani shtoi se Maqedonia e Veriut mund të konsiderojë në mbështetjen e vazhdueshme të BE-së për perspektivën evropiane të vendit konform aspiratave të popullit.

Stoltenbergu me urim për Pendarovskin

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, iu uroi fitoren presidentit të ri të Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovskit.

Shefi i Aleancës Veriatlantike nëpërmjet Twiterit e uroi për fitoren.

“Urime deri te Stevo Pendarovski për fitoren në zgjedhjet presidenciale me padurim pres që të punoj për ju për pranim të Maqedonisë së Veriut si anëtare e tridhjetë në NATO” shkroi Stoltenbergu.

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta
Meta uroi Pendarovskin

Presidenti Ilir Meta ka telefonuar sot Stevo Pendarovskin pas rezultatit të zgjedhjeve ku ky i fundit ka rezultuar në avantazh të ndjeshëm.

Presidenti Meta e ka uruar Pendarovskin për suksesin e tij në zgjedhjet presidenciale të sotme duke shprehur bindjen në bashkëpunimin e shkëlqyer në të ardhmen jo vetëm midis dy vendeve por dhe për forcimin e perspektivës euroatlantike të rajonit.

Kurc ia uroi fitoren Pendarovskit

Kancelari i Austrisë Sebastian Kurc
Kancelari austriak Sebastian Kurc ia uroi Stevo Pendarovskit zgjedhen për president të ri të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Urime për presidentin e sapozgjedhur të Maqedonisë Veriore Stevo Pendarovski. Do të vazhdojmë ta përkrahim vendin e juaj në rrugën drejt anëtarësimit në BE” ka shkruar Kurc në Twiter.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli mbrëmë ka uruar zgjedhjen e presidentit të ri në Maqedoninë e Veriut Stevo Pendarovskin.

“Vota e të dielës ishte një mesazh i fuqishëm i qytetarëve në mbështetje të Marrëveshjes së Prespës dhe perspektivës euroatlantike të vendit. Në do të punojmë ngushtë për ti thelluar raportet tona miqësore” u shpreh Pacolli.