Ndodhi shqiptare! Viçi transportohet me Golf 2

Një shofer nga Gjakova e ka gjetur një mënyrë jo edhe aq të zakonshme për të transportuar një viç.
Siç shihet nëpër disa fotografi të dërguara, pronari i një veture Golf 2 me targa të Gjakovës nuk e ka patur problem që ta vendosë një viç të vogël në pjesën e bagazhit të veturës.

Këtë veprim e kanë parë pjesëmarrësit tjerë në komunikacion, pasi viçi duket se ishte kurioz për të parë nga dritarja çfarë po ngjante jashtë veturës.

Neve na mbetet që të qeshim me këto pamje dhe të shpresojmë që udhëtarët bashkë me viçin të kenë mbërritur shëndosh e mirë në destinacion.