Ndotja e ajrit, Shilegov: Spitali gjinekologjik në Çair mund të mbyllet

Afat 30-ditor i është dhënë Klinikës e Gjinekologjike “Nënë Tereza” në Çair që të ndëroj kaldajën e ngrohjes me mazut, në të kundërtën do të mbyllet për shkak të ndotjes së ajrit.

Kryetari i Shkupit, Petre Shilegov, tha se inspektorati dy herë ka konstatuar që këto oxhaqe ndotin ajrin, prandaj inspektorati ia ka dhënë afatin e fundit.

“Inspektorati deri më tani dy herë ka intervenuar në Spitalin e Gjinekologjisë në Çair. Sot për herë të tretë inspektorati ka shkuar atje për t’u dhënë vërejtjen e fundit autoriteteve të spitalit, por edhe të Ministrisë së Shëndetësisë për të ndërruar kaldajën. Përderisa nuk e bëjnë këtë, Spitali do të mbyllet nga ana e Qytetit. Nuk duam të shkaktojmë ndonjë krizë, megjithatë duhet patjetër që secili të jetë përgjegjës ndaj obligimeve të veta”,- deklaroi kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov./Infoalb/