”Ndrysho botën e tjetrit!” Nisma e bamirësisë e Arbana Osmanit dhe Fondacionit “Golden Eagle”

Ditën e sotme në profilin e saj në “Instagram” moderatorja Arbana Osmani publikoi një video në të cilën zbuloi se Fondacioni “Golden Eagle” në bashkëpunin me programin “Dua të të bëj të lumtur” kanë nisur një fushatë bamirësie që do t’i ndryshojë jetën shumë familjeve shqiptare në nevojë.

Në program Arbana kishte ftuar drejtorin e kompanisë “Golden Eagle”, zotin Shaqir Palushi, i cili i dhuroi zonjës Antoneta dhe vajzave të saj një shtëpi.