Në Çair po punohet, tribuna e re e stadionit të K.F.” Shkupi” , po merr pamje!

“Në Çair po punohet, tribuna e re e stadionit të K.F.” Shkupi” , po merr pamje! Sot, kryetari Komunës së Çairit z. Visar Ganiu bashkë me drejtorin sportiv të K.F. “Shkupi” z.Omer Bunjaku, vizituan punëtorët të cilët, po punojnë në ndërtimin e tribunës, së stadionit të Klubit Futbolistik “Shkupi”.

Gjithçka po zhvillohet sipas planifikimit dhe dalëngadalë ky terren sportiv po merr pamjen e duhur. Vijojmë tutje, me plot angazhim dhe përkushtim maksimal që ky dhe projektet tjera të filluara tashmë të rrumbullaksohen në mënyrën më të mirë të mundur.” – thotë Ganiu