Në Gostivar deri në ora 19 kanë votuar 28.355 qytetarë

Nga 79.945 qytetarë me të drejtë vote në komunën e Gostivarit, të drejtën e votës e kanë realizuar 28.355 apo 35,47 përqind. Kjo nënkupton dalje më të madhe nga dy komunat tjera të këtij rajoni, aje e Vrapçishtit dhe Mavrovë-Rostushë, përcjell FLAKA.

Në Komunën e Vrapçishtit dy orë para mbylljes së vendvotimeve të drejtën e votës e kanë realizuar 7.620 qytetarë ose 29,41 përqind nga 25.913, aq sa numëron trupi votues në këtë komunë.

Në komunën e Mavrovë-Rostushë deri në ora 19 kanë votuar 2.728 qytetarë ose 27,29 përqind nga 9.996 nga numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote.