Në Gostivar nuk ka të infektuar me koronavirus, por …

Sipas informatave të fundit të autoriteteve shëndetësore në Komunën e Gostivarit nuk ka raste të regjistruara të të infektuarve me koronavirus. Në izolim shtëpiak ndodhen së paku 11 persona, të cilët nga fundi i shkurtit, me çiftin nga Dibra u kthyen nga Italia.

Sipas Jakup Jakupit, drejtor i Spitalit të Gostivarit, në deklaratë për MIA-n theksoi se 11 udhëtarët të cilët më 27 shkurt kanë udhëtuar nga Italia në Maqedoni së bashku me dy persona tek të cilët është konfirmuar prania e virusit, në izolim shtëpiak do të jenë edhe dy ditë (deri më 12 mars). Tek ata, gjatë ditëve të kaluara nuk janë paraqitur simptome, ndërsa gjatë testimit dolën negativë ndaj koronavirusit. Varësisht nga gjendja e tyre, siç theksoi Jakupi, do të zbatohen masat e mëtutjeshme.