Në Kërçovë për votim janë paraqitur 36 persona me Kovid-19 dhe në vetizolim, 483 të pafuqishëm dhe të sëmurë kronikë

Në komunën e Kërçovës për votim në zgjedhjet parlamentare, në Komisionin Komunal Zgjedhor u paraqiten gjithsej 36 të sëmurë nga Kovid-19 dhe persona në vetizolim dhe 483 persona të pafuqishëm dhe të sëmurë kronikë.

“Personat të cilët janë nën karantinë shtëpiake për shkak të testimit pozitiv të Kovid-19 dhe personave të cilëve u është caktuar masa e vetizolimit me vendim të Inspektoratit Sanitar dhe Shëndetësor Shtetëror, do të votojnë më 13 korrik në shtëpitë e tyre, të pafuqishëm dhe të sëmurë kronikë do të votojnë më 14 korrik”, njofton kryetarja e Komisionit Komunal Zgjedhor, Antigona Seferi.

Në ditën e zgjedhjeve, më 15 korrik, qendrat e votimit do të hapen në orën 07:00 dhe votimi do të zgjasë deri në 21:00, dy orë më gjatë se zakonisht nga zgjedhjet e kaluara, kur votimet u mbyllën në orën 19:00.