Në Kërçovën e fitoreve të mëdha të BDI-së, Kreshnik Bekteshi takon qytetarët

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka lënë zyrat dhe takimet zyrtare, që sot t’i përkushtohet takimeve me qytetarët në Kërçovë, në komunën e fitoreve të njëpasnjëshme të BDI-së, këtij bastioni të pamposhtur.

Ministri Kreshnik Bekteshi, gjatë takimit me qytetarë, ka shpjeguar angazhimin e tij si ministër i Ekonomisë, lehtësirat për të bërë biznes, afrimin e investitorëve me kushte dhe përkrahje si dhe përkrahjen për kompanitë gjatë pandemisë.

Ai ka diskutuar me qytetarët edhe për krijimin e vendeve të reja të punës, angazhimin e rinisë për krijimin e kompanive të reja si dhe lehtësirat e përkrahjen e tij gjatë mandatit.

Ne kemi bërë të pamundurën, që përkrahja të jetë gjithëpërfshirëse, në veçanti për zonat ku jetojnë shqiptarët, sepse, na kemi mundësi për më shumë zhvillim e investime. Ne do të krijojmë rrethana që i riu në vendin tonë, të mos ketë nevojë të kërkoj vend pune jashtë shtetit, ka cekur z. Bekteshi.

Ministri Bekteshi ka vlerësuar se të arriturat e BDI-së, janë të mëdha, por, në qeverisjen e ardhshme, programi politik i kësaj partie liderë është edhe më ambicioz, edhe më pranë qytetarit, sepse, BDI është zotuar që interesat e shqiptarëve të bëhen prioritet në dhe të zbatohen, andaj besimin e qytetarëve, do ta kthejmë me punë. Ai ceku se BDI dhe numri 9, është adresa e fitores, e së ardhmes dhe mirëqenies së qytetarëve, me kryeministrin e parë shqiptar!