Në Kopshtin Zologjik të Shkupit arrin anëtari më i ri…

Për herë të parë në Maqedoninë e Veriut, qytetarët do të mund të shohin luanët e bardhë në Kopshtin Zoologjik në Shkup.
Drejtori i Kopshtit Zoologjik, Gjorgji Galetankovski njoftoi se gjatë ditës së djeshme ka mbërritur luanesha e bardhë me emrin Bella, ndërsa nesër nga Franca pritet të arrijë edhe luani i bardhë me emrin Qak.