Në Lubjanë ShKSh “Migjeni” kremton 30 vjetorin, ja agjenda

Profesor i mirënjohur Martin Berishaj, anëtar i Shoqatës Kulturore Shqiptare “Migjeni” në Lubjanë të Sllovenisë, bën ftesë për bashkatdhetarët për shënimin e përvjetorit të 30-të të shoqatës, e cila luajti rrol historik për shqiptarët në ish Jugosllavi.

Së bashku me ftesën, Prof. Berishaj ka publikuar edhe agjendën e këtij solemniteti, për “Migjenin” që ia trandi themelet shtetit diktatorial që shtypte dhe torturonte shqiptarët në atë kohë.

“Migjeni” ishte shoqatë që përfaqësonte në mënyrën e denjë qëllimet dhe synimet e kombit shqiptar në ish Jugosllavi, duke shpërndarë të vërtetën për liri, demokraci dhe Republikën e Kosovës.

Ja postimi i Z. Berishaj:

Ftesa dhe agjenda e manifestimit të 30 vjetorit të themelimit të Shoqatës kulturore shqiptare “Migjeni” në Lubjanë.
Me 7. 06. 2019 me fillim në ora 17.00 në Muzeun e Historisë Bashkëkohore të Sllovenisë në Celovška 23 në Lubjanë, organizohet simpoziumi “Si e kapërcyem pragun e shpresës” .
Po aty, në hapësirat e muzeut, pas simpoziumit, bëhet hapja e ekspozitës së piktorit akademik Gani Llalloshi.
Nga ora 20.30 ne Lounge bar Troja në Dolenjska 11 në Lubjanë do t’u zbavisë këngëtari i mirënjohur Malësor Prënkoçaj.
Me dt 8.06 .2019 në ora 19.00 në aullën e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Sllovenisë në Novi trg 2 Lubjanë, grupi vokal KVALI dhe seksioni muzikorë i Shoqatës Migjeni do të interpretojnë këngë popullore.
Jeni të mirëpritur!