Në Tetovë sivjet u dyfishua numri i rasteve me drogë

Ministria e punëve të brendshme (MPB) raportoi se për nëntë muaj këtë vit në rajonin e Tetovës, Sektori për punë të brendshme (SPB) ka kapur 134 vepra të palejuara me drogë.

“Nga gjithsej 134 vepra janë zbuluar dhe denoncuar 54 vepra penale nga sfera e tregtisë së palejuar me droga narkotike në rajonin e Tetovës dhe 80 në atë të Gostivarit”, deklaroi Marjan Josifoski, zëdhënësi i SPB Tetovë.

Gjatë këtyre aksioneve janë kapur gjithsej 38 kilogram mjete narkotike. Për këto raste, deri tani janë hapur 125 padi penale.

“Ishin përfshirë 139 persona që paraqet numër gati dyfish më të madh në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kur kishte 74. Nga 139 persona nga Tetova janë 53, ndërsa nga Gostivari 86”, deklaroi Josifoski.