Në Universitetin Sarajevës prof. Martin Berishaj promvon librin e tij për çështjen e pakicave

Prof. Dr. Martin Berishaj, profesor e diplomat, në Universitetin e Sarajevës ka promovuar librin e tij në gjuhën kroate, rreth çështjes së pakicave.

Z. Berishaj ka shkruar se “pas promovimit të librit në takim joformal më priti Kryesuesi i Kryesisë së Bosnjës dhe Hercegovinës z. Željko Komšić si dhe Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Bosnjës dhe Hercegovinës Akademik prof.dr. Muris Čičić.”

Postimi i prof. dr. Martin Berishaj:

Dje në sallën ceremoniale të rektoratit të Universitet në Sarajevë u bë promovimi i librit tim në gjuhën kroate që u botua në Zagreb, nën përkujdesjen e Këshillit të pakicave “(Raz)gradnja etničke granice”. Fjalën hyrëse e bëri rektori i Universitetit në Sarajevë Prof. Dr. Rifat Škrijelj, dhe doc.dr. Zijad Bećirović nga Ifimes dhe European Perspectives, kurse për libër folën: Akademik prof.dr. Mirko Pejanović (nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Bosnjes dhe Hercegovines, ) Prof.dr. Nerzuk Ćurak(nga fakulteti i shkencave politike), Prof. Dr. Husnija Kamberović(nga fakulteti filozofik)si dhe Prof.dr. Pavle Mijović (nga fakulteti i të teologjisë).
Pas promovimit të librit në takim joformal më priti Kryesuesi i Kryesisë së Bosnjës dhe Hercegovinës z. Željko Komšić si dhe Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Bosnjës dhe Hercegovinës Akademik prof.dr. Muris Čičić.
https://www.unsa.ba/…/book-disconstruction-ethnic…