Nen-Kryetari i Vatres Dr. Pashko Camaj, vizite ne Michigan

Nenkryetari i Federates Pan-Shqiptare Vatra, njekohesisht kryetar i Fondacionit te Studenteve, Dr. Pashko Camaj vizitoi Kryesine e Vatres ne Michigan. Me gjithe situaten e veshtire virale dhe rritjen e numrit te rasteve me Covid-19, kjo nuk e pengoi z. Camaj te merrte kete udhetim. Perpara se te vizitonte Vatren, Dr. Camaj beri nje vizite ngushelimi ne Familjen e z. Alfons Grishaj, me rastin e ndarjes tragjike nga jeta te vellait te tij Eduardit.
Ne kryesine e Vatres MI, Dr. Camaj u prit nga Kryetari Mondi Rakaj dhe anetret e kryesise Rafael Floqi dhe Valentin Lumaj. ”Kahere kam dasht per te vizitue degen tuej te Vatres, po me rastin ne familjen Grishaj, e pashe edhe si obligim moral te vij”, – u shpreh Pashku.
Me pas, ne nje nga restorantet ne Macomp Twp, u shtrua nje darke pune. U trajtuan tema te ndryshme, ku me se shumti u bisedua per situaten aktuale ne Vater. Situata e veshtire virale dhe rregullat ligjore te Covid-19 kane penguar ne nje fare mase ne organizimin te aktiviteteve te gjera shoqerore, per te cilat Vatra ka qene model. U bisedua edhe per zgjerimin e anetaresise dhe afrimin e intelektualeve te rinj te shkolluar dhe me energji ne Vater, si prelud i nje te ardhmeje te sigurte te Vatres. Po ashtu Dr. Camaj theksoi se rregullimi nje here e pergjithmone i kuadrit ligjor te Vatres eshte objektivi aktual kryesor i Kryesise.
U fol per situaten pas-zgjedhore ne Amerike, ne Kosove dhe per situaten para-zgjedhore ne Shqiperi. Te gjithe ishin te mendimit se ne Shqiperi kerkohet nje ndryshim i realitetit politik, ekonomik dhe social. Eshte i domosdoshem nje tranzicion i paqte i pushtetit ne duart e forcave opozitare.
Darka e punes u mbyll me shterngime duarsh dhe falenderime reciproke.
Po dje, Dr. Pashko Camaj ishte i ftuar ne televizionin e Shqiptareve te Amerikes. Pashko Camaj eshte doktor shkencash i shendetit publik dhe gjithashtu ne kete fushe Profesor ne 2 Universitete ne New York.
Njekohesisht eshte Drejtor i larte i shendetit publik , ne sektorin transportit publik te New Yorkut.

Dr. Camaj ka qene aktiv ne bashkebisedime me komunitetin shqiptar ne USA po ashtu autor i shume shkrimeve ne gazeta me keshilla se si te mbrohemi dhe te trajtojme virusin i cili per me shume se nje vit ka mberthyer globin.

Pregatiti Valentin Lumaj