Nëna Terez hap i një vizioni të ri për shqiptarët

Përshëndetje miqë të dashur,
përshëndetje prof. Berisha,
Erdha sot në Shkup për të marrë pjesë në këtë promovim, një ngjarje kjo që na e kujton një ditë të rëndësishme në historinë tone.
Dita e sotme (26 gusht) përkon me ditën e lindjes së humanistes sonë, bijës sonë, Nënë Tereza. Ajo lindi para para 109 vjetëve dhe përkon me ngjarjet e bujshme të Lëvizjes patriotike shqiptare, të fillimshekullit të kaluar, lëvizje kjo që jo ratësisht ishte përqëndruar mu në Shkup, kurse dera e Bojaxhijve ishte bërë jo vetëm streha e hallexhinjëve, por ajo ishte bërë edhe adresa e shumë takimeve të rëndësishme, në të cilat kishte marrë pjesë edhe kolosi ynë kombëtar Hasan Prishtina.

Prandaj sot, kur promovojmë këto vepra kapitale kushtuar figures së Nënë Terezës, na hapet një vizion i ri për ta shikuar botën ashtu siç e kishte pa Nënë Tereza. Veprat si këto na e shtojnë përkushtimin tone për të vazhduar të jemi të kthyer nga Perendimi, kurse autorët si Anton Nikë Berisha t’i çmojmë si drita e syve, sepse vetëm në këtë mënyrë ne dëshmojmë se jemi pasardhës të denjë të Gonxhe bjoaxhiut…
Prof. Anton Nikë Berisha është meritori kryesor që sot na ka bë bashkë në këtë ditë të madhe, kurse drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore, dr. Skender Asani, si çdo here, është promoter I shkëlqyeshëm i ngjarjeve që lidhen me kujtesën tone historike.
I uroj prof. Berishës krijimtari të frytshme në të ardhmen, kurse Institutit i dëshiroj rrugëtim të mbarë, bashkë me gjithë ekipin e tij.

Mehmet Prishtina,
Shkup, 26 gusht