Nepotizëm i paparë, Sela emëron djalin e dajës në Komisionin Qendror Zgjedhor

Opozita, vazhdimisht ka akuzuar se partitë në pushtet, bëjnë veprime nepotiste, duke punësuar familjarët e vet dhe duke i favorizuar ata. Por, për fat të keq, ashtu siç flet opozita, nuk punon. Rasti më drastik ishte punësimi i djalit të dajës së Zijadin Selës në Komisionin Qendror Zgjedhor, në mesin e tërë kuadrit të partive shqiptare.

Nepotizëm i skajshëm. Të vetmen mundësi që ka opozita, për t’u përfaqësuar në organet shtetërore, kryetari i aleancës, Zijadin Sela e shfrytëzon për të emëruar djalin e dajës së vet Krenar Lloga, si anëtar ne komisionin qendror zgjedhor. Sinjal dëshpërues nga opozita shqiptare.

Shumë herë, kemi dëgjuar nga kjo parti, që te lëshoje akuza të ashpra ndaj partive ne pushtet për nepotizëm te nivelit edhe shume me ulët. Ky emërim, ku Sela, shfrytëzon të vetmen mundësi , për të rehatuar dajën e vet, turbullon ambientin politik opozitarë, dhe demaskon “ndershmërinë”, e opozitës, shqiptare.