Nevzat Bejta: BDI do të shënojë fitore në zgjedhjet e 15 korrikut

Nënkryetari i BDI-së, Nevzat Bejta, në intervistën për Lajm Tv, ka folur lidhur me fushatën parazgjedhore të kësaj partie, e cila është e fokusuar te kandidati për kryeministër shqiptar.

Bejta shprehet i kënaqur se si e kanë pranuar qytetarët idenë për kryeministër dhe nuk e fsheh optimizmin se BDI do të shënojë fitore në zgjedhjet e 15 korrikut. Ai komenton edhe zërat për largimin e disa figurave të rëndësishme nga BDI, si Hazbi Lika, Rafiz Haliti, Berzat Bejtullahu, duke theksuar se nuk posedon informata për largimin e tyre dhe duke i ftuar që vetë të dalin e të tregojnë nëse ende janë në BDI, ose jo. Intervistën e plotë me nënkryetarin e BDI-së, Nevzat Bejta mund ta përcillni në videon më poshtë:

blob:https://www.facebook.com/ac5a4510-7a5e-45c8-b975-c019cf84e10e