Nevzat Bejta urime nga zemra Festën e Madhe të Kurban Bajramit!

Nënkryetari i BDI-së, Nevzat Bejta, ka uruar besimtarët e fesë islame, me rastin e Kurban Bajramit, duke uruar që kjo ditë në shtëpitë tona të sjellë gëzim, paqe, shëndet dhe begati.

Ju uroj nga zemra Festën e Madhe të Kurban Bajramit, ka shkruar z. Nevzat Bejta, në rrjetin social.

Ja postimi i tij i plotë:

Festa e Kurban Bajramit ka si qëllim të saj frymëzimin e dashurisë, triumfit e së mirës ndaj së keqes, vetëpastrimin e shpirtit dhe mbetet një simbol i sakrificës së njeriut në emër të besimit të Zotit, në emër të dashurisë për njeriun.
Uroj që kjo ditë në shtëpitë tona të sjellë gëzim, paqe, shëndet dhe begati. Ju uroj nga zemra Festën e Madhe të Kurban Bajramit