Nga 7.000 denarë për secilin pjesëtar të ARM-së për çështjen e banimit

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska sot deklaroi se secili pjesëtar i armatës, pa dallim nëse është ushtarak apo personel civil, nga një marsi i vitit të ardhshëm do të fitojë shtesë rreth 7.000 denarë për të zgjidhur çështjen banesore. Ajo shtoi se me këto ndryshime është paraparë që secili pjesëtar të mund të merr pjesë. “Shuma në të cilën Ministria e Mbrojtjes do ta shfrytëzojë nga buxheti i vet do ta drejtojë drejt pjesëtarëve të armatës së saj dhe është mbi shtatë milionë euro. Kjo shumë do të hyjë në buxhetet e mbi 6.000 familje në vendin tonë”, theksoi Sheqerinska. Qeveria e kaluar kishte aplikuar projektin banesa për pjesëtarët e ARM-së, mirëpo ky projekt ka ngecur.