Nga dita e hënë Tv-klasa në RTVM: edukim joformal për nxënësit dhe fëmijët e moshës parashkollore

Sot zhvillova takim me përfaqësues të disa institucioneve kompetente dhe organizatave partnere në sferën e arsimit dhe të drejtave të fëmijëve, MPPS, Byronë për Zhvillimin e Arsimit, UNICEF, Shoqatën e qytetarëve “OHO”, në të cilin së bashku e definuam planin për edukimin alternativ joformal të nxënësve dhe fëmijëve të moshës parashkollore, derisa është në ndërprerje procesi formal edukativo-arsim – si pjesë e masave për mbrojtjen e shëndetit publik për shkak të rrezikut për përhapjen e koronavirusit.

Duke filluar nga dita e hënë në tre kanalet e servisit nacional televiziv RTVM do të emitohet “Tv-Klasa”, respektivisht përmbajtje edukative të nxjerra nga programet mësimore sipas të cilave ata aktualisht edukohen në shkolla dhe kopshte dhe të njëjtat do t’i zhvillojnë mësuesit në të gjitha gjuhët që organizohet mësimdhënia tek ne. Për fëmijët e moshës parashkollore të do prezantohen emisione edukative në përputhje me moshën e tyre.

U bëj apel të gjithë mësuesve që të shfaqin interes dhe në mënyrë vullnetare t’i bashkëngjiten realizimit të kësaj nisme dhe ju informoj se në ndërkohë do të hartojmë plan për organizimin e mësimdhënies deri në përfundimin e vitit shkollor.