Nga Durrësi në Varna me tren, drejtori Halili: Korridori i VIII i rëndësishëm, po bëjmë pregaditjet e fundit

Investimet në infrastrukturën hekurudhore për të përmirësuar efikasitetin e transportit dhe logjistikës konsiderohen një katalizator për rritjen ekonomike dhe një mjet për të rritur eksportet. Trafiku i shtuar i udhëtarëve është vetëm një motiv dytësor, në një rajon ku mbizotëron transporti me autobus.

Serbia ndoshta ka planet më ambicioze dhe konkrete. Pas rindërtimit të 280 km të linjave rajonale në 2018, Beogradi planifikonte riparimin e 318 km shtesë për të përfunduar punën në rrjetin rajonal, gjë që rrit shpejtësinë e linjës në 60-100km / h.

Puna vazhdon në një linjë me shpejtësi të lartë midis Beogradit dhe Novi Sadit, pjesë e linjës më të gjerë Beograd – Budapest, financuar nga Rusia dhe Kina.

Projekte të tjera kryesore përfshijnë rindërtimin e hekurudhës Nish – Dimitovgrad, i cili financohet nga një hua e Bankës Evropiane të Investimeve; Nish – Brestovac, i cili financohet nga Instrumenti i BE-së për Ndihmën e Para-Anëtarësimit; dhe Jajinci – Mala Krsna, e cila mbështetet nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Projekti përparësor në Slloveni është ndërtimi i trasesë së dytë në linjën 27 km Divaca – Koper, investim prej 1 miliardë eurosh që përfshin tetë tunele, dy ura dhe viadukte, të gjitha do të përfundojnë deri në vitin 2025. https://www.youtube.com/embed/JTStBxBPHqE?feature=oembed

Koper është nyja më e madhe e mallrave në veri të Adriatikut. Një nga projektet kryesore është linja Maribor – tilentilj, e cila planifikohet të përfundojë deri në fund të vitit 2022. Sllovenia po planifikon gjithashtu të rinovojë plotësisht linjën e pasagjerëve deri në 2023.

Në Kroaci, vazhdon liberalizimi i shërbimeve të pasagjerëve dhe operatori shtetëror HZ Passenger përgatitet për tu përballur me konkurrencën në treg.

Projektet synojnë modernizimin e rrjetit me përparësi korridoret Panononiane dhe Mesdhetare, për të cilat janë siguruar 2 miliardë euro të fondeve të BE-së.

Këto përfshijnë linjën Rijeka – Zagreb, e cila duhet të përfundojë deri në vitin 2030 me një kosto të vlerësuar prej 1.6 miliardë Euro. Kjo do të shkurtojë udhëtimet hekurudhore për në Vjenë në 2 orë dhe Beograd në 3 orë e gjysëm.

CPCG në Malin e Zi ka arritur marrëveshje me Eurofima, për një kredi prej 10 milion € me një normë krediti të favorshme për të mbështetur riparimin e mjeteve lëvizëse, e cila do të ndihmojë në përmirësimin e shërbimeve lokale dhe ndërkombëtare të pasagjerëve.

Fondet do të mbështesin gjithashtu investimet në 15 trena të rinj ose të përdorur pasagjerësh ndërkohë që do të investohen edhe 13 milion euro shtesë.

Kosova punon në rehabilitimin e dy linjave me burimet e saj financiare dhe të BERZH-it.

Ato  përfshijnë linjën nga Prishtina në Han të Elezit në kufi me Maqedoninë dhe linjën Prishtinë – Leshak në kufirin me Serbinë. Plani është që ta modernizojë rrjetin deri në vitin 2022 dhe të rrisë shpejtësinë e linjës në 80-120 km / orë.

Pjesa kryesore e marrëveshjeve midis Kosovës dhe Serbisë kanë të bëjnë me hapjen e rrugëve, pjesë e korridoreve hekurudhore dhe rrugore që lidhin kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor me njëri tjetrin dhe me Evropën.

Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar tashmë marrëveshjen për riaktivizimin e rrugëve ekzistuese dhe ndërtimin e rrugëve të reja, autostradë dhe hekurudhë, që lidhin dy shtetet me rajonin dhe me BE-në.

Marrëveshja për autostradën dhe hekurudhën u nënshkrua në fillim të këtij viti, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara pritet që të investojnë  miliona dollarë në investime shumë të rëndësishme në Kosovë dhe në Serbi.

Kryeshefi Ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA, Adam Boehler, deklaroi javën e kaluar në Prishtinë se do të jenë 100 milionë dollarë investime në Kosovë në kuadër të marrëveshjes Kosovë-Serbi të nënshkruar në Washington më 4 shtator, dhe në projektet investuese janë autostrada dhe hekurudha, gaz natyror dhe resorte skijimi.

“Do të financojmë shumë projekte si autostrada e hekurudha. Kemi diskutuar edhe për një resort të skijimit. Do të shihni në ditët në vijim. Jemi shumë të përkushtuar për zhvillimin e bizneseve të vogla në Kosovë. Do të sjellim zhvillim financiar me burimet që i keni këtu.”, tha ai.

Në marrëveshjen Kosovë-Serbi të 4 shtatorit në Washington është rënë dakord edhe për një studim fizibiliteti për mundësitë e lidhjes së infrastrukturës hekurudhore Beograd-Prishtinë me një port në det të thellë në Adriatik.

Kosova dhe Serbia do të punojnë me Korporatën Ndërkombëtare të SHBA-së për Zhvillim Financiar dhe EXIM, në memorandumet e mirëkuptimit, për të operacionalizuar autostradën e paqes, lidhjen hekurudhore Prishtinë-Merdare, lidhjen hekurdhore Nish-Prishtinë dhe të tjera.

Por hekurudha i kapërcen interesat e vetëm dy vendeve dhe sigurisht që nuk do të kishte vizibilitet ekonomik të ndërtohej vetëm për dy vende. Qeveritë ballkanike e kanë kuptuar rëndësinë e reagimit të shpejtë për t’u bërë pjesë e këtij zhvillimi shumë të rëndësishëm rajonal.

Reagimet e tyre janë më se konkrete. Pa pritur gjatë, qeveria e Zoran Zaev në Maqedoninë e Veriut, i ka kërkuar Ministrisë së financave që të sigurojë rreth 500 milion euro nga institucionet financiare ndërkombëtare dhe investitorë të tjerë për ndërtimin e infrastrukturës hekurudhore nga Kërçova deri në Strugë në kufirin me Shqipërinë.

Që në vitin 2019, Maqedonia e Veriut kishte përcaktuar investime kapitale në infrastrukturën e transportit, përfshirë hekurudhat.

Investimet duhet të arrijnë 537.8 milion € me pjesën më të madhe të fondeve për ndërtimin e linjës në Bullgari dhe modernizimin e Korridorit X Pan-Evropian.

Puna është planifikuar gjithashtu në seksionin e dytë të linjës Beljakovce – Kriva Palanka dhe në Kumanovë – Linja Beljakovce, ndërkohë që do të bënte edhe një studim para-fizibiliteti për seksionin Shkup – Kërçovë.