Nga Finlanda në VETËVENDOSJE!

Funda Demiri e lindur në Finlandë është 20 vjeçare. Ka studiuar në drejtimin e Punëve Sociale dhe Shëndetësore, dega e Shëndetit mendor dhe njerëzve të varur nga substancat narkotike dhe alkoolike.

Në periudhën e studimeve, sa ishte 16 vjeçare, Funda filloi angazhimin e saj si aktiviste vullnetare në partinë e majtë Vasemmistoliito. Aty u angazhua në departamentin e të rinjve.

Më vonë, në vitin 2017, ajo fillon me pjesëmarrjen aktive në politikë, tashmë duke garuar. Në atë garë doli fitimtare duke u zgjedhur si asambleiste në Komunën Vantaa të kryeqytetit Helsinki, aty ku tashmë jeton dhe vepron.

Dua ta ndërtoj një qytet të mirë, të barabartë e jo përjashtues në bazë të gjendjes ekonomike, racore, shëndetësore a shoqërore, dhe, me mundësi për të gjithë të rinjtë në Vantaa, kështu më tha Funda.

E gjithë ky aktivizëm është vlerë e çmuar. Shto këtu kurajon e madhe që ka Funda për të kontribuar në Lëvizje. Kjo edhe është Lëvizja. Lëvizje e rinisë

https://www.facebook.com/albini2017/posts/670203363479551