Nga sot, Parkingu në Tetovë do të punojë me orar të reduktuar

Ndërmarja për Parking e komunës së Tetovës dje ka dalë me njoftim lidhur me orarin e ri me reduktime të punës për shkak të situatës së krijuar nga Pandemia Covid 19 dhe se nga dita e nesërme e martë 14 prill, parkingu në qytetin e Tetovës do të punojë me orarin si në vazhdim:
“Të nderuar qytetarë. Ju njoftojmë se prej nesër 14.04.2020 (e martë), për shkak të situatës me pandeminë e COVID19, NP “Parkingu i qytetit” -Tetovë do të punojë me orar të reduktuar : 08:00 – 15:00! Ju faleminderit per mirëkuptimin”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga kjo ndërmarje.