Nga sot vlejnë çmimet e reja të derivateve, Dizeli 45 denarë…

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka publikuar çmimet e reja të derivateve të naftës të cilat do të vlejnë deri të hënën e ardhshme. Çmimet e reja tashmë kanë filluar të zbatohen.

Benzina EUROSUPER BS-98 do të lirohet për 0.50 denarë dhe do të kushtojë 50,00 den/l.

Benzina EUROSUPER BS-95 do të lirohet për 0.50 denarë dhe do të kushtojë 48,00 den/1.

Çmimi për EURODIESEL do të ulet për 1 denarë për litër dhe do të kushtojë 45.00 denarë.